Wir verwenden Cookies, um die Benutzerfreundlichkeit dieser Webseite zu erhöhen (mehr Informationen).

Manfred Röseler

Dhurata më e madhe

Weihnachten, das bekannteste und größte christliche Fest, ist für viele ein Feiertag ohne wirklichen Sinn. Manfred Röseler weist darauf hin, dass die Bedeutung von Weihnachten in Jesus Christus liegt. Die vielen Geschenke, die an Weihnachten gemacht werden, sind nichts im Vergleich zu dem Geschenk, das Gott uns gegeben hat. Die Menschheit war hoffnungslos mit Sünde verschuldet, aber Gott hat den Menschen ein Geschenk gemacht: Die absolute Sündenvergebung in Jesus Christus.

"Bei aller Weihnachtsfeierlichkeit übersehen wir oft, dass es nicht in erster Linie um ein nettes Miteinander geht, sondern um die Erlösung von Sünde und um eine neue Beziehung zu Gott. Darum möchte ich fragen: "Haben Sie das große Geschenk Gottes schon angenommen?" Wenn ja, dann haben Sie allen Grund, mit Freuden Weihnachten zu feiern."

6 Seiten, Best.-Nr. 31-9

Dieses Traktat steht derzeit nur als Download zur Verfügung. Ab einer Bestellmenge von 1.000 Stück geben wir es für Sie gern in den Druck. Bitte wenden Sie sich an uns! / This tract is currently only available as a download. But we will gladly go to print for an order of 1,000 or more. Please contact us!


Dhurata më e madhe

Për shumë njerëz Krishtlindja është festa e familjes, e kishës dhe e dhuratave. Një ngjarje që na bën të gjithëve të gëzohemi. Ndërsa për të tjerë, Krishtlindja është festa e vetmisë dhe për të tjerë akoma festa e dëshpërimit. Numri i atyre që kryejn vepra të dëshpëruara rritet nga Krishtlindja në Krishtlindje. Bëhet fjalë për një statistikë që tregon se nuk është kuptuar çfarë është në të vërtetë Krishtlindja.

Krishtlindja na tregon për një dhuratë të madhe që Zoti na ofron.

Të gjitha dhuratat që mund të bëjmë nuk mund të krahasohen me dhuratën e madhe që Zoti bëri për ne. Vlera e kësaj dhurate është pafundësisht e madhe: pasuron jetën tonë, e bën të denjë për ta jetuar.

Zoti njeh dëshirat edhe nevojat tona. Ai njeh pikat e forta dhe dobёsitё tona. Ai njeh gjithashtu marrёdhёnien tonё me Atё. Si e shikon ti marrёdhёnien tёnde me Zotin? Ёshtё nё rregull apo ka mёkate nё jetёn tёnde, tё cilat tё ndajnё nga Perёndia?

Zoti njeh saktёsisht çdo mёkat tonin. Mёkat ёshtё p.sh mosbesimi ynё, rebelimi ynё kundёr Zotit dhe shkelja e urdhёrimeve tё tij. Për shkak të mëkateve tona, kemi marrё shumë faje pёrpara zotit.

Një borxh bankar mund ta paguajmë normalisht në një të ardhme të afërt, por borxhin tonë ndaj Perëndisë nuk mund ta paguajmë kurrë. Nuk ka rëndësi sa shumë impenjohemi, veprat e mira nuk do të mund të jenë asnjëherë të mjaftueshme për të zgjidhur këtë borxh. Ne nuk do tё mundemi dot tё eliminojmё kaq lehtё fajin tonё ndaj Perёndisё. Edhe pse nga sot e nё vazhdim dikush nuk do tё mёkatonte mё, do tё kishte akoma shumё mёkate nga e shkuara qё do ta ndanin nga Zoti. Mëkati na ndan nga Perëndia.

Isaia 59:2 Lexojmë: “... Paudhësitë tuaja kanë shkaktuar një ndarje midis jush dhe Perëndisë tuaj.” Ndёrsa te 1 Korintasve 6:9 shkruhet “A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë?” Pa pastruar mёkatet tona nuk mund tё shkojmё nё qiell. Pas vdekjes na pret njё vend gjykimi, dёnimi i pёrjetshёm.

Dhurata e madhe që Perëndia na jep është pastrimi dhe falja e të gjitha mëkateve tona. Ai dëshiron të na çlirojë nga dënimi “ndarje të përjetshme nga Perëndia, dënim të përjetshëm” (Zbulesa 20:15). Ai dëshiron që ne të bëhemi bijë të Tij dhe trashëgimtarë të mbretërisë së Tij. Si mund tё ndodh kjo gjё? Zoti nuk mund tё hiqet sikur nuk i shikon mёkatet, sepse ndryshe nuk mund tё ishte njё Perёndi i drejtё. E vetmja rrugё shpёtimi ёshtё falja e mёkateve, prandaj Perëndia dërgoi birin e tij, Jezus Krishtin, në këtë tokë.

Krishtlindja na kujton lindjen e Jezusit në Betlehem rreth 2000 vjet më parë.

Jezusi u bë një qenie njerëzore si ne. Megjithatë, jeta e tij u dallua nga ajo e një njeriu normal. Jezusi jetoi një jetë krejtësisht të paqortueshme. Ai kurrë nuk ka kryer një mëkat dhe gjithmonë ka treguar me mrekullitë dhe veprat e Tij se Ai është Shpëtimtari i shpallur në Dhiatën e Vjetër. Me vdekjen në kryqin e Golgotёs, Ai mori mbi vete të gjitha mëkatet tona dhe pagoi fajin tonё. Perëndia e pranoi këtë sakrificë duke ringjallur Jezusin tre ditё pas vdekjes dhe e mori me vete nё qiell. Jezusi jeton akoma sot. Arsyeja për ardhjen e Jezusit në tokë është shpjeguar tek Mateu 1:21 në këtë mënyrë:

“Dhe ajo [Maria] do të lindë një djalë dhe ti do t’i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre.”

Jezusi erdhi nё tokё, u bё njeri pёr tё na pajtuar me Perёndinё. Me gjithë gëzimin e Krishtlindjes është e lehtë të harrojmë se nuk është në rradhë të parë të qenit së bashku, por marrëdhënia jonë me Perëndinë. Pёrmes Jezusit jemi tё çliruar nga mёkatet tona. Mund tё marrim faljen e mёkateve dhe tё bёhemi bij tё Perёndisё duke pasur sigurinё nё zemёr se njё ditё do tё jemi nё qiell. A nuk ёshtё kjo njё dhuratё e madhe?

Prandaj dëshiroj të të pyes: “A e ke pranuar dhuratën e madhe nga Perëndia?” Nëse po, atëherë ke çdo arsye për të festuar me gëzim Krishtlindjen. Nëse kjo „dhuratë e madhe“ ende nuk është bërë dhurata jot, Zoti po ta ofron atë sot. Lexojmë Veprat e Apostujve 3:19:

“Pendohuni, pra, dhe kthehuni, që të shlyhen mëkatet tuaja, dhe që të vijnë kohët e flladit nga prania e Zotit.”

Në lutje mund të flasësh me Jezusin dhe të rrëfesh të gjitha dështimet dhe mëkatet për të cilat je i vetëdijshëm. Mund ti drejtosh gjithashtu të gjitha ato mëkate të cilat nuk i mban më mend. Ai falë me kënaqësi. Por mos u ndal vetëm në këtë. Thuaj Jezusit se që nga ky moment e në vazhdim, do ti besohesh plotësisht atij dhe do ti përkasësh vetëm atij. Ftoje të marri pjesë në jetën tënde dhe lejoje të bëhet udhëheqësi yt. Nëse pranon Jezusin në jetën tënde, atëherë do të jesh një fëmijë i Perëndisë (Gjoni 1:12).

Pasi je lutur, siç shpjeguam më lart, falënderoje Jezusin se Ai vdiq për mëkatet e tua, që të ka falur dhe dhuruar një jetë të re të përjetshme. Do të përjetosh se dhurata e ofruar nga Jezusi është njё nga dhuratat më tё mёdha qё mund tё ekzistojnё.

Manfred Röseler